Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

29 Janar 2026 | 20:46

Mbi 18 mijë persona janë paraqitur gjatë një jave në dyert e mjekëve të familjes dhe urgjencave spitalore në të gjithë vendin, si pasojë e gripit dhe virozave stinore. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) konfirmojnë se gripi ka arritur tashmë pikun e tij.

Shumica e pacientëve po trajtohen në banesë, ndërsa një pjesë kanë pasur nevojë për shtrim në spital. Laboratori i Virologjisë në ISHP ka identifikuar deri më tani disa viruse gripale qarkulluese.

Sipas parashikimeve, kurba e infektimeve me grip pritet të vijojë në rritje edhe në javët në vijim. Ekspertët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna. Ata rekomandojnë vaksinimin si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar format e rënda të gripit dhe rastet fatale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026