‘Gripi i shpendëve’, Ferro: S’ka bashkëpunim midis institucioneve
Ish-kreu i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro thotë se institucionet shtetërore nuk kanë bashkëpunim midis tyre në lidhje me gripin e shpendëve.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Ferro u shpreh se në këtë mënyrë, është e pamundur që të sigurohet një produkt i sigurt për konsumatorët.
Sipas tij, autoritetet fillimisht deklaruan se kemi të bëjmë me një sëmundje të pulave që quhet laringotrakeit, por pas disa analizave të kryera jashtë Shqipërisë, rezultoi se gripi i shpendëve ishte i pranishëm në vend.
“Nëse hyn në uebsajtin e Ministrisë së Bujqësisë, në njoftimet e saj ku zv.ministrja deklaron se nuk kemi të bëjmë me grip shpendësh por kemi të bëjmë me laringotrakeit, që është një sëmundje e pulave por nuk ka probleme me transmetimin e sëmundjeve nëpërmjet produktit shtazor. Për 1 muaj u deklarua se nuk kemi të bëjmë me grip shpendësh, më pas pasi analizat u dërguan në Hungari e shtete të tjerë, u dol në përfundimin që kemi të bëjmë me grip shpendësh”, tha Ferro.
Ai shtoi se institucionet u gjendën në gracë dhe hodhi dyshime se në treg mund të jenë ekspozuar kontigjentë vezësh nga pula që janë prekur nga gripi i shpendëve.
Ndërsa, drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda u shpreh se institucioni që drejton ka 12 drejtori rajonale që kryen kontrolle çdo ditë. Ajo tha se nuk ka vend për panik.
“Për vezën është kontrolli i etiketës së tyre, paketimit, stampës së vendosur në to. Pavarësisht panikut që mund të jetë shkaktuar nëpër media sa i përket produkteve, është i panevojshëm për shkak se në momentin që këto produkte janë të mirëgatuara, nuk kanë asnjë rrezik dhe nuk vërtetohet se ka një prove epidemiologjike që kjo sëmundje mund të transmetohet te njeriu nëpërmjet këtyre produkteve”, deklaroi Deda.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë