English

Gruaja e dhunuar seksualisht gjatë luftës padit tre serbë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

80 kallëzime penale që lidhen me krimet e luftës të kryera nga forcat policore e ushtarake serbe në periudhën e luftës së fundit në Kosovë janë dorëzuar sot në Departamentin për Krime të Luftës të Policisë.

- Advertisement -

Në mesin e tyre është edhe një kallëzim penal nga një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ka ngritur padi ndaj tre serbëve.

Kallëzimet penale janë dorëzuar nga Shoqata për Krimet e Luftës, “Gjakova 98-99”.

“Kësaj here i kemi sjellë 80 lëndë, do të thotë 80 kallëzime penale që kanë të bëjnë zakonisht me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë kohës së luftës”, ka theksuar Shkëndije Hoda, drejtuese e kësaj shoqate.

“Sot, nëpërmes shoqatës sonë, kemi edhe një padi për një viktimë të dhunës seksuale, e cila ka ngritur kallëzim penal ndaj tre kriminelëve, të cilët i ka njohur dhe i ka identifikuar në zyrën tonë”, ka thënë ajo.

E njëjta shoqatë ka dorëzuar edhe në të kaluarën dokumentacione që dëshmojnë krimet e luftës.

Drejtuesit e kësaj shoqate kanë thënë se dosjet që dorëzuara përmbajnë materiale me dëshmi dhe dokumentacione të rëndësishme që do t’iu ndihmojnë hetuesve në zbardhjen e vrasjeve dhe të dhunës së ushtruar ndaj popullatës civile.

Gjakova konsiderohet ndër qytetet që ka pësuar më së shumti në luftën e viteve 1998-99.

Në këtë qytet janë vrarë rreth 1,200 persona.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare – Kosovë, komuna e Gjakovës ka numrin më të madh të personave të pagjetur.

Parrulle per personat e pagjetur ne Prishtine. Foto: Wikimedia Commons

“Ne nuk e kemi luksin apo mundësinë, që të shkojmë në Serbi t’i arrestojmë, ndoshta edhe bashkëbisedimi dhe marrëveshja që do të bëhet do të sjellë një rezultat. Por unë jam e bindur që çdo kriminel që tenton të hyjë në Kosovë do të arrestohet, pasi që kanë fakte të mjaftueshme”, tha Hoda.

Ajo gjithashtu u shpreh se për të gjithë dëshmitarët do të qëndrojnë deri në procedurat e fundit.

Statusi i viktimave seksuale gjatë lufës në Kosovë

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë 20,000 persona që janë përdhunuar nga forcat serbe. Prej tyre, 1,048 veta kanë marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, bazuar në një ligj të miratuar në vitin 2014.

Në më shumë se dy dekada pas luftës, autoritetet në Kosovë kanë dënuar vetëm një person për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës.

Misioni evropian i EULEX-it – përgjegjës për sundimin e ligjit – ka përfunduar procesin e dorëzimit të dosjeve tek autoritetet e Kosovës në janar të vitit 2019, kur edhe ka dorëzuar 434 dosje policore të krimeve të luftës.

Në vitin 2018, një Komision qeveritar nisi punën për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës.

1,618 persona kanë aplikuar për statusin e tillë, i cili i siguron viktimës edhe një pension prej 230 eurosh në muaj.

Statusi u është konfirmuar 1,048 personave; 224 aplikime janë refuzuar dhe 304 raste pritet të shqyrtohen.

Me ligjin në Kosovë, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi që i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit në periudhën 27 shkurt,1998 – 20 qershor, 1999.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×