Gruaja e zhdukur prej 63 vitesh gjendet e gjallë
Një grua e cila rezultonte e zhdukur për gati 63 vjet është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë pasi u shqyrtua rasti i zhdukjes së saj, tha policia në shtetin amerikan të Wisconsin.
Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962, shkruan BBC.
Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut, Sauk Chip Meister tha se zhdukja e zonjës Backeberg “ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal”.
Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Sipas organizatës jofitimprurëse Wisconsin Missing Persons Advocacy, znj. Backeberg ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë kur u zhduk.
Grupi tha se disa ditë para se të zhdukej, znj. Backeberg, tani 82 vjeç, kishte ngritur një padi penale kundër bashkëshortit të saj, me të cilin ishte martuar në moshën 15 vjeç, duke pretenduar se ai e kishte rrahur dhe kërcënuar se do ta vriste.
Ditën që u zhduk, ajo doli nga shtëpia për të marrë pagën nga fabrika e leshit ku punonte.
Dadoja 14-vjeçare e çiftit i tha policisë se ajo dhe znj. Backeberg më pas udhëtuan me autostop për në Madison, kryeqytetin e shtetit të Wisconsin, dhe prej andej morën një autobus për në Indianapolis, Indiana, rreth 480 km larg.
Dadoja më pas u bë nervoze dhe donte të kthehej në shtëpi, por znj. Backeberg refuzoi dhe u pa për herë të fundit duke u larguar nga stacioni i autobusit.
Detektivi që zgjidhi çështjen, Isaac Hanson, i tha stacionit lokal të lajmeve WISN se një llogari online e prejardhjes që i përkiste motrës së znj. Backeberg ishte thelbësore për të ndihmuar në gjetjen e gruas së zhdukur.
Detektivi Hanson tha se kontaktoi sherifët lokalë ku jeton tani znj. Backeberg dhe foli me të në telefon për 45 minuta.
“Mendoj se ajo thjesht u ërhoq dhe, e dini, hoqi dorë nga gjërat dhe në një farë mënyre bëri gjënë e saj dhe jetoi jetën e saj”, tha ai për WISN. “Ajo dukej e lumtur. E sigurt në vendimin e saj. Nuk pendohet”.
LEXONI GJITHASHTU:
NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
- 16:38 Studentët e Arteve sjellin në miniaturë monumentet e Gjirokastrës, promovojnë trashëgiminë kulturore
- 16:18 Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit