Grupi i PD-së Notë-Verbale Delegacionit të BE-së: Deklarata e Kos minon besimin

25 Nëntor 2025 | 17:04

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dorëzuar këtë të martë zyrtarisht një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, duke informuar gjithashtu Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian, lidhur me deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Bardhi thekson se qëndrimi i opozitës lidhet me deklaratën e Komisioneres gjatë konferencës për shtyp të 21 nëntorit në Tiranë, ku ajo, e shoqëruar nga Kryeministri Edi Rama, u shpreh se:

“Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk reflekton realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Deklarata e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh vëzhgimet e eurodeputetëve dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian,” deklaron Bardhi.

Në dokument, Bardhi citon raportin final të OSBE-ODIHR dhe kujton gjithashtu mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme, AFET,  të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, kryetar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, evidentoi “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të ruajnë pushtetin politik për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”. Ai theksoi se ndikimi i këtyre rrjeteve deformon procesin zgjedhor dhe përbën një pengesë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas opozitës, gjetjet e OSBE-ODIHR nuk mbështesin përfundimin se zgjedhjet ishin “të lira dhe të ndershme”, pasi ndershmëria dhe liria kërkojnë garë të barabartë për të gjithë kandidatë, mungesë presioni mbi qytetarët dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit.

Nota-Verbale përfundon duke kërkuar që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me gjetjet faktike të institucioneve përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve, duke theksuar se interpretimet personale mund të dëmtojnë besimin publik tek vlerat evropiane që institucionet e BE-së synojnë të mbrojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026