Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë me ministren Evis Sala për sistemit shëndetësor publik
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar këtë të premte kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit një kërkesë për të zhvilluar një interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në lidhje me gjendjen e sistemit shëndetësor publik.
Në kërkesë, opozita tregon se sistemi shëndetësor publik në vend po përballet me një fragmentim total dhe mungesë të theksuar organizimi, larg standardeve evropiane. Sakaq, thekson se mjekët në QSUT dhe në spitalet rajonale po punojnë ende me një “infrastrukturë dixhitale primitive”, ku mungesa e një sistemi kombëtar për kartelën elektronike mjekësore rrit rrezikun e gabimeve mjekësore, shkakton vonesa në diagnostikim dhe ul ndjeshëm efikasitetin e shërbimit ndaj pacientëve.
Krahas kaosit dixhital, në dokument evidentohet edhe mungesa kronike e regjistrave kombëtarë klinikë dhe e barnave jetësore, çka sipas opozitës, cenon drejtpërdrejt trajtimin e sigurt të qytetarëve.
KËRKESA:
I nderuar z. Kryetar,
Në mbështetje të nenit 80 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 97 i Rregullores së Kuvendit, kërkojmë interpelance urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mbi gjendjen reale të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri dhe mungesën e një strategjie serioze për modernizimin e tij.
Sot, qytetarët shqiptarë përballen çdo dite me një sistem shëndetësor të centralizuar, të fragmentuar dhe larg standardeve evropiane. Problemet nuk lidhen vetëm me mungesën e investimeve, por edhe me mungesën e organizimit, planifikimit dhe vizionit afatgjate.
Në shumë shërbime publike shëndetësore mungojnë ende elementët bazë të një sistemi modern: infrastruktura dixhitale funksionale, regjistrat kombëtare klinike, koordinimi ndërmjet spitaleve, barnat jetësore dhe aksesim i barabartë i pacientëve në shërbime.
I. INFRASTRUKTURA DIXHITALE SPITALORE
Në vitin 2026, mjekët dhe personeli shëndetësor në QSUT dhe në spitalet rajonale vazhdojnë të punojnë me infrastrukture dixhitale primitive.
Nuk ekziston një sistem kombëtar funksional i kartelës elektronike mjekësore (EMR), duke krijuar fragmentim total të t dhënave ndërmjet spitaleve dhe mjekut të familjes.

Berisha: Edi Rama të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Ndërkombëtarët të mbështesin protestën qytetare
Berisha reagon për vendimin e DASH: U korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA
35-vjetori i PS, Rama: Mision, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e Europës së Bashkuar
- 13:16 Berisha: Edi Rama të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Ndërkombëtarët të mbështesin protestën qytetare
- 13:12 Zjarr në aeroportin e Wellingtonit në Zelandën e Re, evakuohen pasagjerët. Pezullohen fluturimet
- 13:10 Kryeministri Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë
- 13:06 35-vjetori i PS dhe protesta, policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen që nga ora 16:00
- 13:05 Goditet banda kriminale në Athinë, mes 6 të arrestuarve edhe një ish-futbollist
- 12:43 Pakistani vlerëson përparimin e arritur mes SHBA-së dhe Iranit