Guardiola mposht sërish Artetën, Manchester City eleminon Arsenalin nga FA CUP
Goli i holandezit Ake i ka mjaftuar Manchester City-t për të kaluar në fazën tjetër të FA CUP.
Përballja e zhvilluar në Etihad mes Manchester City-t dhe Arsenalit u përmbyll në shifrat 1-0, ku rastet ishin të pakta nga të dyja skuadrat.
Të besuarit e Pep Guardiolës zhvilluan një paraqitje më të mirë se kundërshtarët e tyre, ndërsa në fund profesori mposht nxënësin e tij, Mikel Arteta. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të bardha, me qytetarët të cilët kryen zëvendësimin e detyruar të John Stones.
Në pjesën e dytë vendësit do të tregoheshin më kërkues, gjë që u shpërblye nga qendërmbrojtësi Natan Ake.
27-vjeçari mori një pasim brenda zonës kundërshtare dhe goditi me të djathtën tokazi, duke e dërguar sferën në rrjetë. Minutat në vijim nuk prodhuan më asnjë rast, duke bërë që shifrat të mos ndryshonin.
Me këtë fitore, Manchester City ka avancaur për në fazën e 1/8.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026