Habit balerina: Publiku i huaj është kritik, ai shqiptar vjen për t’u argëtuar

4 Shkurt 2023 | 13:33

Balerina Aleksia Velo ka rrëfyer në studion e Euronews Albania eksperiencën e saj në skenat ndërkombëtare por dhe ato të shqiptare.

Në rrëfimin e saj Aleksia tha se asaj personalisht i pëlqejnë më shumë duartrokitjet e publikut shqiptar dhe se i shijon më shumë skena në Shqipëri se jashtë.

Balerina tha se publiku i huaj është më kritik se ai shqiptar, i cili vjen në teatër për tu argëtuar dhe për të larguar stresin e përditshëm.

“Duke qenë me spektatorin shqiptar jam tepër e njohur dhe i ndiej shumë më afër, kam marrë shumë duartrokitje dhe nga ndërkombëtarët patjetër. Por më shijon dhe më tërheq kjo skena shqiptare. Të huajt nuk e njohin Aleksian, por mendoj se ia kam dalë me sukes.

Publiku shqiptar e shikon më tepër si argëtim, ndoshta për të larguar stresin nga problemet, publiku i huaj është më i specializuar dhe pak më kritik. E shohin çdo gjë më me sy kritik dhe presioni është më i madh dhe ndaj duhet të japësh maksimumin. E ndiej këtë presion edhe në skenat shqiptare pasi përgatitja është shumë e madhe”, tha Balerina.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026