Eksperti: Vijat e bardha të hiqen në disa rrugë se bllokojnë trafikun
Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë.
Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).
Gëzim Hoxha ekspert i sigurisë rrugore tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vijat e bardha në disa rrugë duhet të hiqen pasi bllokojnë trafikun dhe mund të bëhen shkak për aksidente.
“Për sinjalistikën e këmbësorëve kam mendimet e mia, që është bërë e padurueshme në qytetin e Tiranës. Vijat e kalimit të këmbësorëve janë bërë kaq të shpeshta saqë e bllokojnë trafikun. Nëse kalon në Porcelan, çdo 20 metra ka vija të bardha, nga 21 Dhjetori te Zogu i Zi, ka 4-5 të tilla dhe kjo bëhet vetëm se mund të ketë ndonjë kafe në krah. Duhen hequr se nuk mund të vendosësh 30 metra larg semaforit një palë vija të bardha, shoferi frenoi një herë. Nuk kemi akoma konceptin bazë të respektimit të të drejtave të njeriut, që të respektojmë njëri-tjetrin”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rriten aksidentet në vitin 2024, 57% më shumë se 1 vit më parë
- Shtohen problemet neurologjike, Ranxha: 2000 shtrime në vit si pasojë e aksidenteve
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit