“Haga” u ndërpret të gjitha komunikimet Thaçit, Veselit dhe Selimit

23 Nëntor 2023 | 18:15

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar sot që të akuzuarve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.

Sipas kësaj zyre, ata kanë shkelur urdhërat e trupit gjykues, duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në qendrën e paraburgimit.

Pretendohet se ata kanë biseduar me vizitorë, duke i udhëzuar ata të bisedojnë me dëshmitarët dhe t’u tregojnë atyre ç’ka të flasin.

Për këtë arsye Prokuroria ka kërkuar që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’i pezullohen të gjitha komunikimet deri në vendimin e trupit gjykues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026