Hajdari: Kam kritikuar Berishën, por duhet respektuar vullneti i anëtarësisë

5 Shtator 2022 | 16:05

“Unë kam kritikuar zotin Berisha në momentin kur u zgjodh si lider i saj, sepse mendoja që Partia Demokratike duhet të kishte një ofertë të re”.

Kështu u shpreh ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari në një intervistë për “Euronews Albania”.

Sipas saj, askush brenda Partisë Demokratike nuk duhet të vë në pikëpyetje vullnetin e anëtarësisë së kësaj force politike.

“Unë kam qenë në këtë studio dhe në studio të tjera ku vetë kam qenë duke kritikuar zotin Berisha në momentin kur u zgjodh si lider i saj, sepse mendoja që Partia Demokratike duhet të kishte një ofertë të re dhe duhet të vinte me një ofertë të re.

Por nuk mundem unë apo dikush të vë në pikëpyetje vullnetin e anëtarëve. Përderisa flet vota, flasin demokratët dhe anëtarësia, ku mendoj që i gjithë procesi ishte i rëndësishëm për të riaktivizuar edhe një herë një herë strukturat e Partisë Demokratike”, nënvizoi Hajdari.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026