Hajdari largohet nga Këshilli Politik, akuzon se diskutimi u devijua në çështje tenderash
Deputetja Rudina Hajdari la përgjysmë mbledhjen e së martës të Këshillit Politik duke u larguar pas rreth 2 orësh diskutime.
Në dalje nga Pallati i Kongreseve, Hajdari tha se u largua nga Këshilli pasi në tryezën e reformës kishte nisur të diskutohej për tendera dhe jo për ndryshimet e kodit zgjedhor.
“Mbledhja nuk ka përfunduar ende, por kemi gati dy orë që shpenzojmë për tenderin e identifikimit biometrik. Nuk kam ardhur këtu të merrem me tendera, por për të përfaqësuar atë frymë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Është e pamundur për të folur këtu për këtë gjë,” – tha Hajdari teksa e përshkroi si të trishtë faktin se sipas saj tashmë në Këshillin Politik diskutohen gjëra që nuk kanë rëndësi.
“Unë u largova nga ky takim dhe për të shpenzuar kohën time me qytetarët dhe jo me Këshillin Politik, që diskuton gjëra të parëndësishme. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për gjëra që nuk kanë rëndësi për qytetarët. Nëse vazhdojmë me këtë metodë, po i mbyllim derën çdo njeriu që ka besim në reformën zgjedhore,” – u shpreh më tej deputetja.
Situata në Këshillin Politik mbetet e paqartë në kushtet kur mbledhja e së martës pritej të ishte e fundit përpara përmbylljes së projektligjit që do t’i përmbledhë 12 pikat e dakordësuar në marrëveshjen mes palëve.
Po kështu e paqartë është edhe pozita e Hajdarit në Këshill. Siç ka raportuar Euronews Albania, Myslym Murrizi e ka shkarkuar atë nga Komisioni parlamentar i Reformës Zgjedhore, vend në të cilin Hajdari mban postin e bashkëkryetares dhe në cilësinë e këtij posti mban gjithashtu një karrige në tryezën e Këshillit Politik.
Kërkesa e thirrur nga Murrizi është mbështetur edhe nga kryetarët e grupeve të tjera parlamentare dhe pritet të miratohet në seancën e së enjtes.
Pozitat e Hajdarit janë lëkundur pas përplasjes që ajo pati me deputetët e tjerë të opozitës parlamentare rreth marrëveshjes zgjedhore që ajo firmosi më 5 qershor me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Marrëveshja e arritur është kundërshtaur nga këta të fundit me argumentin se nuk ndryshon sistemin zgjedhor dhe për këtë ata kanë paraqitur një kërkesë depozituar në parlament për ndryshime kushtetuese.
Lexoni gjithashtu:
Zbardhet dokumenti, Myslym Murrizi shkarkon Rudina Hajdarin nga komisioni i reformës
Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani njofton krijimin e një partie të re
Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania