Hajdarmataj: Garancia që Shqipëria i ka dhënë “kokave të krimit” të Kolumbisë

22 Mars 2023 | 22:52

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha në “Now me Erla Mëhillin” se “kokat e krimit” në Kolumbi kanë një garanci për të sjellë kokainë në vendin tonë.

Sipas tij sasia më e madhe e drogës po qarkullon në 5 vitet e fundit.

“Arritja te kokat, unë mendoj se është e vështirë për shumë arsye sepse sot gjithë paraja e madhe e lëvizjes së lëndës narkotike është e futur në ekonominë shqiptare, kryesisht në ndërtim. Mjafton që ne që jemi në këtë studio të kemi mundësi të verifikojmë 20 pallate që po ndërtohen dhe të gjithë dalin me humbje,” – u shpreh Hajdarmataj.

Sipas tij që tonelata të tëra kokainë të vijnë nga Kolumbia kërkon garanci dhe kjo garanci i është dhënë trafikut të drogës në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026