Nga vjen droga në Shqipëri? Gazetari: Laboratorët që kanë punuar

Fatjon Gjinaj
22 Mars 2023 | 22:47

Gazetari Fatjon Gjinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se droga jo vetëm futet në vendin tonë por edhe përpunohet.

Ai risolli në vëmendje 5 rastet e zbuluara gjatë viteve në vendin tonë të laboratorëve të sofistikuar të përpunimit të drogave të forta ndërsa dënimet kanë qenë minimale.

“Kemi 5 raste në vite të ndryshme, Xibrakën ku droga futej dhe përpunohej në Shqipëri. Kemi laboratorin e Hasit dhe Çervenakut që konsistuan në përpunimin e drogave të forta. Shembulli që ka dhënë drejtësia në këto raste lë të kuptohet se këta persona nuk janë asgjë, vuajnë dënim minimal. Përsëri në Durrës do futet drogë, në Frakull mund të zbulohet një tjetër laborator, në Kolumbi do të niset një tjetër ngarkesë dhe kështu do vijojë”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026