Hakerët misteriozë ‘Robin Hood’ dhurojnë para të vjedhura
Një grup hakerësh i quajtur ‘Darkside’ kanë zhvatur miliona dollarë nga kompani të ndryshme.
Ata kanë bërë me dije se paratë e vjedhura do t’i dhurojnë për bamirësi dhe synojnë të bëjnë botën një vend më të mirë.
Në një postim në web-in e tyre hakerat postuan faturat e dhurimeve prej 10,000$ në Bitcoin për dy organizata bamirësie.
‘Children International Receipt’ dhe ‘The Water Project Receipt’ janë dy organizatat e bamirësisë të cilave ju është bërë dhurimi. Organizatat janë bërë publike nga vetë grupi i hakerëve që ka postuar faturat e transaksioneve.
‘Children International Receipt’ nuk e ka pranuar bamirësinë e tyre duke sqaruar se nuk mund të pranojnë para të cilat janë të vjedhura.
“Ne mendojmë se është e drejtë që disa nga paratë e kompanive të shkojnë për bamirësi. Pavarësisht sa keq mendoni për punën tonë, ne jemi të kënaqur që ndihmuam të ndryshojmë jetën e dikujt”,- thuhet në deklaratën e bërë nga grupi i piratëve kibernetik.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?