Haklaj zbardh skenarin: Berisha mbron Ahmetaj, që të mos preket Rama

4 Gusht 2023 | 19:27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ujdia që ka bërë Edi Rama dhe Sali Berisha kanë asgjësuar institucionin e votës së lirë.

Më tej ai theksoi se vetë Berisha po i shërben Arben Ahmetajt, në mënyrë që ky i fundit të fitojë azil politik dhe të mos kthehet në Shqipëri e të sulmojë Edi Ramën.

“Ndryshimet kushtetuese i bën atentat Kushtetutës shqiptare, pra ujdia Rama-Berisha. Asgjësuan institucionin e votës së lirë, institucionin që ndërtohet shteti i së drejtës. Berisha e di se Ahmetajt po i bëhet atentat, po i bëhet në familje. Berisha  po i shërben Ahmetajt që ky i fundit të marrë letrat në azil politik që të mos vijë këtu dhe të mos i bjerë Edi Ramës. Berisha po i shërben trekëndëshit të Bermudës. Në vitin 2008 Rama e Berisha hodhën themelet e Republikës së Korrupsionit.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026