Haliti: Krerët e UÇK në Hagë po trajtohen mirë, komunikojnë përditë me familjen
Kosova ka nisur që prej ditës së diel manifestimet tre ditore në përkujtim të 25 vjetorit të betejës së Prekazit e cila shënoi edhe fillimin e luftës gati dyvjeçare mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, që mori fund në qershor të vitit 1999 me ndërhyrjen e NATO-s.
Për 25-vjetorin e epopesë së UÇK-së janë mbajtur disa aktivitete ndër to edhe një seancë solemne në kuvendin e Kosovës.
Xhavit Haliti, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha në një intervistë për Euronews Albania se krerët e UÇK në Hagë po trajtohen shumë mirë dhe lejohen të komunikojnë përditë me familjet e tyre.
“Është një problem shumë i madh se akoma nuk janë zbardhur publikisht të gjitha akuzat, nuk mund të themi nëse kanë apo jo argumente, por besoj se do dalin të pafajshëm. Ata trajtohen shumë mirë, për kushtet e një burgu, pasi ne jemi mësuar me burgjet e ish-Jugosllavisë. Kanë vizita të përditshme, u është mundësuar komunikimi me familjet përditë”, tha Haliti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë