Hamasi bën bilancin: Mbi 14 mijë viktima nga lufta në Gaza, 5840 prej tyre fëmijë
Qeveria e Gazës që drejtohet nga Hamasi, ka bërë sot përditësimin e ri të numrit të viktimave palestineze, të pretenduara.
Sipas BBC, qeveria e Gazës bën me dije se numri i viktimave në territorin palestinez është 14,128.
Po ashtu sipas të njëjtave burime, mësohet se në mesin e të vdekurve janë edhe 5,840 fëmijë.
Kujtojmë se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit u rihap, pas sulmit vdekjeprurës me mbi 1,400 viktima të organizuar nga këta të fundit.
Pas këtij sulmi, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Gaza, me qëllim shpërbërjen përfundimtare të Hamasit, të cilën e cilëson si organizatë terroriste.
Shumë vende në botë e kanë cilësuar si shumë të ashpër ofensivën e Izraelit, duke thënë se sulmi i tyre ushtarak po shkakton shumë viktima civile.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)