Hamasi liron 4 ushtare izraelite, në shkëmbim të 200 të burgosurve palestinezë

25 Janar 2025 | 13:57

Në një zhvillim të rëndësishëm, grupi militant i Hamasit dorëzoi të shtunën katër ushtarë izraelitë të mbajtur rob që prek 7 tetorit 2023.

Pasi 4 vajzat parakaluan në Sheshin Palestinez në Gaza, ata u dorëzuan përfundimisht te Kryqi i Kuq, që i transportoi më pas në Izrael. Ky akt shënon një hap të rëndësishëm në kuadër të armëpushimit, i cili ka dhënë një ndalesë të nevojshme për luftën, duke ndaluar sulmet ajrore dhe raketore dhe duke mundësuar hyrjen e ndihmave për popullatën e Gazës.

Në këmbim të katër ushtareve, Izraeli çliroi 200 të burgosur palestinezë, të cilët nuk do të lejohen të kthehen në Rripin e Gazës apo në Bregun Perëndimor, sipas marrëveshjes. Të burgosurit përfshijnë individë të akuzuar për sulme të shumta dhe aktivitete të tjera kundër shtetit izraelit. Midis të burgosurve të liruar janë Mohammad Odeh, 52 vjeç, dhe Ëael Qassim, 54 vjeç, të dy nga Jerusalemi Lindor, të cilët akuzohen për përfshirje në sulme ndaj Izraelit.

Marrëveshja e armëpushimit ka ndihmuar gjithashtu në uljen e tensioneve, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, e cila ka shkaktuar mijëra viktima të pafajshme në Gaza.

Katër ushtaret izraelite të liruara janë Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Albag. Sipas një liste të publikuar nga Hamais, shumë prej të burgosurve të liruar kanë qenë të akuzuar për sulme të dhunshme dhe vrasje të izraelitëve.

Marrëveshja për armëpushimin ka sjellë një periudhë relativisht të qetë për Gazën dhe Izraelin, por ende mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata në javët në vazhdim. Ndërkohë, pretendohet që grupi i Hamasit të lirojë më shumë pengje dhe të bëjë edhe lëshime të tjera, ndërkohë që palët do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje afatgjatë për paqe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026