Hamasi liron grupin e dytë të pengjeve si pjesë e armëpushimit në Gaza

13 Tetor 2025 | 11:19

Hamasi liroi grupin e dytë me 20 pengjet këtë të hënën, tha ushtria izraelite. Kjo është pjesë e një armëpushimi të arritur pas gati dy vitesh lufte midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Hamasi ka konfirmuar se kjo do të thotë që të gjithë pengjet izraelite të gjalla janë liruar.

20 pengjet e gjallë po kthehen në territorin izraelit pas lirimit të tyre në Gaza, thanë zyrtarët izraelitë.

Sipas raportimeve, pengjet po shoqërohen nga personeli i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencisë së Sigurisë së Izraelit gjatë kthimit të tyre në Izrael, ku do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor.

“Komandantët dhe ushtarët e IDF-së përshëndesin pengjet, ndërsa ata kthehen në shtëpi në Shtetin e Izraelit”, thanë IDF dhe ISA në një deklaratë të përbashkët.

Më herët këtë mëngjes, Hamasi liroi shtatë persona si grupi i parë i lirimit të pengjeve.

Ndërkohë, më shumë se 1,700 të paraburgosur nga Gaza dhe 250 të burgosur palestinezë do të lirohen gjithashtu në orët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë

Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili u rrëzua nga pushteti pas 16 vitesh në pushtet në zgjedhjet e prillit, u ka kërkuar mbështetësve të...
10:11 | 22/07/2026

I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se një burrë i arrestuar dhe i gjykuar me akuzat për përkatësi në një “grup terrorist antirevolucionar” dhe kryerje...
10:07 | 22/07/2026

Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po i jep dritën jeshile rifillimit të fluturimeve direkte nga linjat ajrore amerikane për në Liban ,...
09:49 | 22/07/2026