“Hani byrek me mandarina”, Migena nga Korea zbulon ushqimet e preferuara në Shqipëri
Migena është një koreane e cila prej vitesh jeton në Shqipëri e prej 10 vitesh jeton në Paskuqan. Ajo është e angazhuar në një qendër për edukim ku bëhen mësime dhe aktivitete të ndryshme për fëmijë.
Migena ishte personazhi i kësaj jave në “Real People” ku ka rrëfyer se e la Korenë për Shqipërinë në vitin 1999 kur po ndodhte lufta e Kosovës. Ajo iu afrua një organizate jofitimprurëse në Kore dhe kështu ajo ka shkuar në Kukës ku ndodheshin refugjatët nga Kosova.
Ndër të tjerat Migena ndau edhe disa nga gjërat që i pëlqejnë më shumë në Shqipëri. Nga ushqimet e saj të preferuara ishin byrekët dhe mandarinat, të cilat i konsumonte së bashku.
“Unë ha byrek dhe pastaj mandarinë, në vend të dhallës. Është shije interesante. Byreku është i thatë, mandarina ka lëng. Është njësoj si të pish lëng portokalli. Unë ha edhe pica me mandarina. Gjërat me brum i shoqëroj me mandarinë. Ndonjë ditë do e provoj me fasule”,-tha Migena.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk dashurova asnjëherë një burrë” – Nënë Sabja rrëfehet në “Real People”
- Zjarrfikësi “veteran” për “Real People”: Ka të rinj që duan ta ushtrojnë profesionin
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit