‘Hanim ushqimin e një jave’, rrëfimi i një jetimi në jetimoren e Shkodrës

29 Shtator 2022 | 19:21

Ardias Markati, i cili kaloi fëmijërinë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër rrëfeu kalvarin e vuajtjeve me të cilin është përballur në këtë institucion.

Në emisionin Sot në Euronews Albania ai tregoi se ka shkuar në jetimoren e Shkodrës në moshën 5-vjecare pasi nëna nuk kishte mundësi ta mbante dhe ka qëndruar deri në moshën 16-vjeçare. Ardias rrëfeu mes emocionesh se është përballur me urinë dhe dhunën e pandalshme.

“Kisha shumë probleme, kisha shumë probleme me fytyrën time që helmohej përditë për shkak të dhunimeve të pandalshme. Pastaj erdhi shërbimi social që i futi në burg, por prapë nuk u bë drejtësi për ne”, tregoi i riu.

Ai tregoi se aktualisht është në punë, por nuk ka një strehë ku të fusë kokën, gjë për të cilën siç tha ka trokitur disa herë në bashkinë e Tiranës por nuk ka marrë asnjë ndihmë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026