Hap fals për Partizanin, Tirana shkëputet 4 pikë nga vendi i dytë
Tirana ka regjistruar një tjetër fitore në kampionat këtë herë ndaj Erzenit, ku tashmë shkon në kuotën e 34 pikëve.
Ndeshja e zhvilluar në “Niko Dovana” pa dy skuadra të vendosura për fitore, të cilat luftuan përgjatë 90 minutave. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, bardheblutë gjetën dy herë rrjetën me Hasanin.
Fitore shprese për Kukësin dhe Teutën, me “Djemtë e Detit” të cilët zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme përballë Partizanit në kryeqytet.
Albion Marku zhbllokoi rezultatin në minutën e 40’, teksa në pjesën e dytë, ishte Kallaku që ekzekutoi saktë një 11 metërsh për Teutën. për të vulosur fitoren 2-0. Ky ishte një tjetër hap fals për skuadrën e Xhovani Kolelë,s që qëndron 4 pikë pas Tiranës.
Kukësi bëri autokritikë për ndeshjen e humbur ndaj Erzenit, ku u kthye me fitore ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Pjesa e parë, pa vendasit në avantazhin e një goli, ndërsa në të dytën, rezultati u kthye në favor të verilindorëve.
Kampionati aktualisht kryesohet në Tirana me 34 pikë, më pas vijnë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Erzeni.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë