Hapen 600 vende pune në shtet, aplikojnë të rinjtë e grupmoshës 21-29 vjeç
Nga kjo e premte deri në datën 10 gusht, të rinjtë e arsimuar të moëshës 21-29 vjec, mund të aplikojnë në Programin e Praktikave të Punës në faqen online praktika.riniafemijet.gov.al. Vendimi i qeverisë u lejon 600 të rinjve me diploma në universitete të ndryshme të punësohën përkohësisht në institucione publike.
Ministritë, njësitë vendore dhe institucionet e pavarura kanë hapur postet vakante, për profile studimi në ekonomi, shkenca sociale, inxhineri, shkenca shoqërore, drejtësi e mjekësi.
Çdo i ri që nuk ka marrë pjesë në praktikat e mëparshme mund të aplikojë dhe në rast se përzgjidhet, do të zhvillojë praktike punë për 3 muaj ose 1 vit.
Ai do të firmosë një kontratë, e e cila i garanton edhe pagë për periudhën e punësimit.
Gjatë praktikës, praktikanti përfiton edhe trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar si edhe trajnime pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.
Në përfundim të periudhës 3 mujore të praktikës, deri në 250 nga praktikantë përzgjidhen nga institucionet ku kanë kryer praktikën për t’u punësuar me kontratë pune 1 vjeçare. Praktikantët e punësuar do të jenë në nivel specialisti, me page të kategorisë IV-3.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë