Hapen 9 korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga Ukraina

14 Prill 2022 | 09:39

Zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se është arritur një marrëveshje për 9 korridore humanitare.

Kjo shihet si një përpjekje për të shpëtuar civilët, të cilët kanë mbetur të bllokuar në të gjithë Ukrainën, shkruan BBC.

Në këto korridore humanitare do të kalojnë civilë nga disa qytete, si Berdyansk, Tokmak, Enerhodar dhe Mariupol, porti jugor që ka qenë i rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra.

Vereshchuk shtoi se rrugët e evakuimit do të funksiononin në rajonin e Luhanskut nëse forcat pushtuese ruse do të ndalonin bombardimet.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar, nëse nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje për paqe.

“Nëse Rusia nuk kërkon paqe, atëherë si rezultat i kësaj lufte do të duhet të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare”, u shpreh Zelenski.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)

Një incident i pazakontë është regjistruar në orët e para të së premtes në një kamp të ushtrisë britanike në Wiltshire, ku dy ushtarë janë...
19:31 | 24/07/2026

Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë

Pesë oficerë policie britanikë janë plagosur pasi një varkë e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane u përplas me Urën Westminster në Londrën qendrore. Ngjarja...
19:23 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026