Hapen aplikimet për regjistrimet në çerdhe, dokumentet që nevojiten

22 Maj 2023 | 15:14

Duke nisur që nga data 5 qershor e deri më datë 9 qershor, prindërit do të mund të regjistrojnë fëmijët e tyre, në një prej 43 çerdheve të Tiranës.

Drejtues të institucioneve që kujdesen për fëmijët tregojnë se cilat janë dokumentet që duhen për regjistrim.

Zhaneta Beqiri, nga Drejtoria e përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve deklaroi për Euroneës:

“Gjatë gjithë javës të interesuarit që kanë nevojë për të marrë këtë shërbim, duhet të bëjnë aplikimin, në një nga cerdhet e njësisë së afërt. Dokumentet janë standard, vërtetimet e punës së prindërve, certifikata e fëmijës dhe ajo familjare. Është një aplikim normal”.

Beqiri theksoi se në çerdhe mund të shkojnë çdo fëmijë, pavarësisht kushteve ekonomike të familjes.

“Sa i takon kategorive prioritare, do të ketë në vëmendje fëmijët që janë me nevojat e veçanta, apo që trajtohen më ndihmë ekonomike prindërit”, tha ajo.

Janë 4000 fëmijë që frekuentojnë çerdhet e kryeqytetit çdo ditë. Ky numër është rritur nga viti që lamë pas me rreth 800 fëmijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026