Hapet pjesërisht “Zogu i Zi”, Bardhi-policisë: Kapni bandën e Elbasanit, jo ne

26 Nëntor 2024 | 18:12

Ka nisur të hapet pjesërisht kalimi në rrethrrotullimin e Zogut të Zi. Forcat e policisë kanë zhvendosur protestuesit e opozitës vetëm në një anë të rrethit dhe po përdorin gjysmën tjetër për të lejuar mjetet që hyjnë në Tiranë të kalojnë pa pengesa dhe të drejtohen më pas drejt rrugës së Durrësit.

Policia ka ndërhyrë dhe ka kërkuar hapjen e kalimit edhe te rruga e Elbasanit. Punonjësit e policisë po tentojnë në mënyrë graduale të hapin këtë aks, por janë hasur me rezistencën e mbështetësve të opozitës.

Nga ana tjetër, te aksi përballë bashkisë, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrugën.

Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë në rrethrrotullimin e Sheshit Wilson, ku forcat e rendit kërkuan hapjen e rrugës, por protestuesit nuk e lejuan, duke theksuar se kishin marrë leje paraprakisht.

Kreu i Grupit të PD, Gazmend Bardhi, akuzoi policinë për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.

“Urdhërat për dhunimin e protestuesve i marrin në telefon, nuk ka makina, trafiku është devijuar. Çfarë është kjo, që dhunojnë qytetarët dhe deputetët e opozitës që protestojnë? Nuk ka arsye të rrethohen deputetët e opozitës me forcat e rendit. Nëse keni fuqi, shkoni dhe kapni bandën e Elbasanit, se keni pasur 5 nga 18. A keni fuqi?! Mos kapni deputetët e opozitës, por shkoni dhe kapni bandën e Elbasanit”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku një 36-vjeçar në gjendje të dehur ka spërkatur me lëndë djegëse dhe ka...
14:36 | 22/06/2026

Agravon sherri mes çiftit në Pogradec, burri plagos me thikë gruan. Detajet e para

Sherri mes një çift bashkëshortësh në një lagje periferike të qytetit të Pogradecit, ka përfunduar me një të plagosur. Burime të siguruara pranë policisë lokale...
14:04 | 22/06/2026

Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim aksidentohet me 4 makina gjatë arratisjes në Durrës (VIDEO)

Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të hën╒ pranë markatës së Fruta-Perimeve në qytetin e Durrësit,...
13:50 | 22/06/2026