Përleshje dhe kaos te Bashkia e Tiranës, policia hedh ujë drejt protestuesve

26 Nëntor 2024 | 17:33

Ka nisur me përplasje protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës pasditen e së martës në Tiranë.

Policia ka përdorur një autobot me ujë për të shpërndarë protestuesit në zonën e bashkisë së Tiranës, të cilët kishin bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë zona, ashti si edhe në disa rrugë kyçe brenda Unazës së Vogël.

Protestuesit dhe deputetë e PD janë përplasur dhe janë përleshur fizikisht me policinë në akset rrugore të bllokuara prej tyre, te zona e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, rrugën e Elbasanit dhe sheshin Uillson.

Policia iu ka kërkuar protestuesve të mos bllokojnë qarkullimin e automjeteve, çka ka çuar në përplasje fizike mes tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026