Hapet spitali veterinar më i madh në Tiranë, trajtim i rasteve më të ndërlikuara

28 Maj 2025 | 18:29

Për shumë katërputroshë në Shqipëri, sëmundja, aksidentet apo braktisja kanë qenë shpesh një rrugë pa kthim. Por jo më.

Sot, në Tiranë është hapur një strehë e re për ta. Vet Hospital Tirana, spitali më i madh veterinar në vend dhe një ndër më të avancuarit në Ballkan, në një godinë krejtësisht të re, moderne dhe me pamje inovative.

Ndërtimi është realizuar nga Eurocol shpk, një emër i njohur në fushën e ndërtimit në Shqipëri, nën drejtimin e administratorit z.Pandi Carapuli, i cili ka kontributin kryesor në realizmin me cilësi të lartë të kësaj vepre unike dhe ndër më të bukurat në botë. Kompania Eurocol është kujdsur për të gjithë interior dizajnin, në standartet më të larta.

Ky spital nuk është thjesht një qendër mjekësore, është një premtim që askush me katër putra nuk do të lihet më pas.

Me një sipërfaqe prej 4000 metrash katrorë, një godinë unike në stilin e saj, dhe infrastrukturë të teknologjisë së fundit, ky spital modern është i pajisur për të trajtuar edhe rastet më të ndërlikuara mjekësore, duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh veterinare.

Nga rrezet X digjitale te kirurgjia sterile pa nevojë për antibiotikë, kjo strukturë është një miks perfekt midis shkencës dhe dashurisë për katërputroshët. Kujdes emergjent 24/7, dhoma intensive, reanimacion… dhe po, ka dhe dentisti për qentë! Dëshminë për këtë, e japin vetë pacientët!

“Shërbimin e vlerësoj me 10 absolutisht”, tha një qytetar.

Një tjetër qytetare shprehen për qentë e saj se: “Këtu është shtëpia e tyre e dytë dhe këto vinë shumë të lumtur”.

“Veterinerët janë mjaft të komunikueshëm, i duan dhe i trajtojnë mjaft mirë. Nuk e kanë thjeshtë një punë biznesi”, tha e reja.

Spitali është themeluar nga katër mjekë veterinerë të përkushtuar: Emre Aslan, Erko Prifti, Martin Llazani dhe Marvin Brahja. Pas 9 vitesh punë krah për krah, ata drejtojnë sot një staf me 45 profesionistë që kanë trajtuar mbi 40 mijë pacientë me bisht.

Vet Hospital Tirana përfshin gjithashtu një hotel luksoz për qentë dhe macet, si dhe një dyqan ekskluziv për kafshët i markës Oreo & Tony, I kompletuar për të gjitha nevojat e katërputroshave, nga ushqimi e deri tek higjena dhe kujdesi dentar, lodra dhe aksesor të ndryshem…një hap para në standardet e mikpritjes dhe mirëqenies për kafshët në rajon.

Ceremonia e inaugurimit, e mbajtur në ambientet e spitalit të ri, u nderua edhe me pjesëmarrjen e figurave të politikës. të Kryeministrit Edi Rama, i cili vlerësoi investimin dhe e cilësoi atë si një shembull frymëzues.

“Destinacion frymëzues, është një destinacion humanizmi, optimizmi për jetën dhe të ardhmen. Krenari të mendosh se ky spital veterinar gjendet në Shqipëri. më i madhi në Ballkan, por edhe më i bukuri në botë”, tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën

Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, një të plagosur dhe një rrëmbim ka tronditur sot orët e para të mëngjesit fshatin Velojesh...
10:40 | 24/07/2026