“Hapja e dosjeve, do të bëhet”, Balla: Ish-spiunët nuk mund të jenë në poste publike
Mazhoranca do të votojë në Kuvend ligjin për hapjen e dosjeve. Kreu i deputetëve të PS, deklaroi se i kanë 84 vota për kalimin e ndryshimeve ligjore në parlament.
Taulant Balla është i bindur se do të sigurojë 84 votat e nevojshme për të kaluar ligjin e hapjes së dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit duke mos i lejuar të kandidojnë në poste zyrtare.
Balla iu rikthye kësaj çështje jashtë sallës pleanre në parlament, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.
“Brenda Kuvendit të Shqipërisë ka një mazhorancë përtej 84 votave për të kaluar një paketë të tillë, pra ashtu sikurse kemi bërë me konsensus ligjin për dekriminalizimin, unë mendoj se ka një konsensus që persona të tillë që kanë pasur lidhje apo janë bërë pjesë e spiunëve të Sigurimit të Shtetit, këta persona publiku duhet t’i njohë”,-tha Balla.
Vonesat e deritanishme sipas ballës nuk kanë të bëjnë me numrat në parlamet, por me kohën e nevojshme për konsultim sa më të gjerë.
“Në kuvendin e Shqipërisë, në Këshillat bashkiak drejtues të bashkive, apo edhe si kryetar të partive, këta persona që i kanë shërbyer sigurimit të shtetit nuk mund të shërbejnë”,-tha Taulant Balla.
Ligji për dosjet mundëson pas 32 vitesh hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimin e politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa