Harris sfidon Trump, kandidatja në SHBA do të publikojë raportin e saj mjekësor

12 Tetor 2024 | 14:38

Kamala Harris ka planifikuar publikimin e një raporti mjekësor që zbulon se ajo është e shëndetshme fizikisht dhe mendërisht për të ekzekutuar me sukses detyrat e presidencës,  nëse votuesit e zgjedhin atë në nëntor.

Këshilltarët e zëvendëspresidentit e shohin publikimin e historisë së saj mjekësore si një shans për të nxjerrë në pah pyetjet rreth aftësisë fizike dhe mprehtësisë mendore të Donald Trump.

78-vjeçari Trump nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e tij, megjithëse ai do të ishte presidenti më i vjetër i zgjedhur nëse amerikanët do t’i jepnin një mandat të dytë.

Sipas ekspertëve mjekësorë, Trump gjatë mitingjeve të tij, ka ngecur në fjalët e tij, dhe ka treguar shenja të rënies njohëse në përputhje me dikë që i afrohet të 80-ave.

Këshilltarët e Harris argumentojnë se ish-presidenti po u jep votuesve “përshtypjen se ai ka diçka për të fshehur dhe mund të mos jetë i gatshëm për detyrën e presidentit.

Kandidatët presidencialë demokratë dhe republikanë janë të përfshirë në një garë shumë të ngushtë.

Harris, 59 vjeç, kandidon kundër Trump, 78 vjeç, për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e Harris është e etur për të nxjerrë në pah moshën e ish-presidentit që kur ai u bë kandidati më i vjetër në garë pasi Presidenti Joe Biden, 81 vjeç, u tërhoq si mbajtësi i standardit demokrat pas një performancë të dobët debati kundër Trump.

Mesataret e fundit të sondazheve kombëtare tregojnë se Harris ka një avantazh gati katër pikë ndaj Trump në garën e 5 nëntorit për presidencën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj. 33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin...
16:03 | 09/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi....
15:36 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026