Hasan Prishtina donte që Shkupi të ishte kryeqytet i Shqipërisë, thotë nipi i tij

28 Nëntor 2022 | 19:16

Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës deklaroi se ai kërkonte që Shkupi të ishte kryeqyteti i shqiptarëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmeti tregoi disa nga arsyet se përse Hasan Prishtina e kërkonte diçka të tillë.

“Gjatë periudhës sa ishte deputet, ai luftoi fort për të drejtat e shqiptarëve. Në fund, shkoi aq larg saqë në parlamentin osman, me prezencën e Sulltan Hamitit, i paralajmëron turqit se në rast se nuk realizohen kërkesat tona, unë do jem i pari që do e gris flamurin e kryengritjes në malet e Kosovës, gjë që e bëri edhe realitet. Ai erdhi në Kosovë dhe u ngjit në malet e Malësisë së Kosovës, në Junik. Ai iu drejtua me kërkesa konkrete turqve.

Organizoi kryengritjen e përgjithshme, u çlirua Kosova deri në Shkup. E gjithë kjo përpjekje mori një kah tjetër, sepse Hasan prishtina, qëllimi i tij ishte që Shkupin ta shpallte kryeqytetin e Shqipërisë. Shkupi është qendër e konsujve, Shkupi është, e thonë edhe dokumentet italiane, porta e Shqipërisë. Shkupi është qendra ekonomike, ku Kosova pa Shkupin, thuajse në aspektin ekonomik nuk mund të funksionojë, kështu është trajtuar në atë kohë. Shkupi është shqiptar”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026