Hasani: Mosshqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KiE, mundësi e humbur

17 Maj 2024 | 12:28

Ministri i punëve të jashtme Igi Hasani ka reaguar me anë të një postimi në platformën X pas takimit me ministrat e jashtëm të këshillit të Evropës.

Ai e ka cilësuar një mundësi të humbur mosshqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim ditën e sotme ndërsa shtoi se qeveria e Kosovës duhet të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë.

“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Ministarin e sotëm të @CoE është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.

Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës!”-shkruan Hasani në postimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026