Hasimja: Shqiptarët shqetësohen më shumë nga Bangladeshi, sesa gëzohen për BE-në…
Politologu Ermal Hasimja ishte këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar matjet e dyta politike për qarkun e Tiranës.
Duke komentuar shqetësimet kryesore të qytetarëve, Hasimja tha se në fokus të fushatës së qeverisë është anëtarësimi në BE që sipas matjeve është ndër shqetësimet më të pakta që kanë qytetarët, të cilët siç u shpreh ai janë më tepër të shqetësuar nga ardhja e emigrantëve nga Bangladeshi se sa për futjen e Shqipërisë në BE.
“Interesante është se qeveria nuk ka ndonjë bilanc të madh për t’u mbrojtur me tre pikat e para. Prioritet ka një pikë, anëtarësimin e Shqipërisë në BE që sipas sondazhit rezulton edhe më pak interesant. Shqiptarët mesa duket tremben më shumë nga ideja e pushtimit të Shqipërisë nga bangladeshasit dhe nepalezët se sa pasionohen nga anëtarësimi në BE. Pse vjen kjo? Kjo vjen sepse çmimet e larta, korrupsioni, kostoja e jetesës që janë thelbi, këtu Partia Socialiste nuk ka çfarë thotë sepse del me problem të mëdha”,-tha Hasimja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht