Për të tretën ditë radhazi, provinca jugore kineze e Hainanit, e njohur si “Hawaii” i Kinës, është goditur nga reshje ekstreme si pasojë e ciklonit tropikal Trami.
Ishulli është gjysmë i zhytur, duke shënuar një vit rekord për reshjet.
Qytetet e Hainanit, të njohura për palmat dhe plazhet e tyre, janë përballur me përmbytje të mëdha. Të hënën, qyteti Sanya regjistroi 294.9 mm reshje brenda 24 orësh, duke u bërë dita më e lagësht e tetorit që nga viti 2000.
Cikloni Trami, i cili arriti në Vietnam të dielën, ka shkaktuar dëme të mëdha në Filipine, ku la të paktën 125 të vdekur dhe 28 të zhdukur.
Shkencëtarët paralajmërojnë se intensifikimi i motit është një pasojë e ndryshimeve klimatike.
LEXONI GJITHASHTU: