Haxhiu: Basha të largohet nga PD bashkë me Gridën dhe Salianjin

16 Mars 2022 | 20:29

Lulzim Basha duhet të largohet nga PD, por jo i vetëm. Bashkë me të duhet të largohen edhe Salianji, Duma, Gjekmarkaj, Alibeaj, të cilët e kanë përkrahur Bashën deri në zgjedhjet e 6 marsit, e pas humbjes së PD kanë kërkuar që ai të japë dorëheqjen.

Kështu u shpreh Baton Haxhiu në emisionin Shock në Euronews Albania.

Haxhiu tha fakti se deputetët e PD-së që kanë përkrahur Bashën kanë shkuar “si cjapi te kasapi” në zgjedhjet e 6 marsit, janë shenjë që këta njerëz, bashkë me Bashën duhet të largohen nga partia.

“Lul Basha nuk duhet të shkojë i vetëm, për arsye se krejt këta që kërkuan dorëheqjen e tij, Salianji, Duma, Gjekmarkaj, Alibeaj nuk kanë dinjitetin politik për të vazhduar politikën me këdo të jetë, e as për të bashkuar PD-në”, u shpreh Baton Haxhiu.

Por, Andi Bushati thotë se Lulzim Basha duhet të largohet i vetëm, pasi kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD nuk e pyeti partinë, e as demokratët.

“Midis 600,000 votuesve të vet dhe Yuri Kimit, zgjodhi të bëjë dashnorin e Yuri Kimit dhe jo të përulurin e votuesve të vet”, u shpreh Bushati.

Sipas Bushatit, Basha duhet të largohet jo sepse u fut në zgjedhjet e 6 marsit por sepse pasi u testua në këto zgjedhje, “u provua se partia e vet nuk e do dhe nuk e voton”.

“Ky nuk mori dot votat e demokratëve, prandaj duhet të ikë”, tha Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026