Haxhiu dhe Bushati debatojnë nëse ishte e drejtë hyrja e Berishës në selinë e PD
Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Shock” se Partia Demokratike është “kalaja që duhet pushtuar” dhe se ky është qëllimi i foltores së Berishës.
Për këtë, ai tha se thyerja e dyerve nga një mbështetës i Sali Berishës ishte e pritshme.
“Kjo mënyrë e të marrit të gjërave i pëlqen Berishës, molotovi, protesta, dhuna”, tha Haxhiu.
Baton Haxhiu tha se simbolika e sotme e thyerjes së derës duhet të ishte nga ai që e ka nisur revolucionin, pra Sali Berisha dhe jo persona të tjerë.
Ndërsa, analisti Andi Bushati tha se Sali Berisha është shumicë në Partinë Demokratike dhe mbështetësit e tij duhet të kenë të drejtë ta përdorin selinë e PD-së.
“Kjo seli, është selia personale e familjes Basha, apo e opozitarizmit shqiptar?”, tha Andi Bushati.
Ditën e sotme, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij hynë për herë të dytë në selinë e PD-së, ku këtë herë u detyruan të thyejnë derën për të përdorur sallën e mbledhjeve për shkak se bravat e dyerve rezultojnë të jenë ndryshuar.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)