Haxhiu: Kërkesa për 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së shtrembëron historinë
Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e konsideron këtë vendim si akt padrejtësie dhe fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës.
“Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi, por është një përpjekje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare”, tha Haxhiu.
Ministrja theksoi se Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, duke përfshirë vrasje, masakrime, përdhunime seksuale si armë lufte dhe dëbime masive të popullsisë, të cilat janë dëshmuar nga bota ndërkombëtare. Megjithatë, shteti serb nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze, ndërsa kriminelët e saj janë ricikluar në pushtet, amnistuar dhe privilegjuar.
Haxhiu kritikoi gjithashtu mekanizmin gjyqësor që, sipas saj, po mundohet të kriminalizojë rezistencën e popullit shqiptar. “UÇK po trajtohet sikur të ishte shkaku i luftës, e jo përgjigje ndaj terrorit shtetëror serb. Kërkimi i dënimeve kaq të rënda për drejtues dhe ushtarë të UÇK-së është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe për ta barazuar viktimën me xhelatin”, shtoi ministrja.
Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein
Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë
- 17:01 Kina i kërkon SHBA-së të respektojë interesat e saj
- 16:52 Detaje nga aksidenti te Unaza e Madhe, dyshohet për një viktimë, mjeti i tonazhit të rëndë ra nga ura pas përplasjes me fuoristradën
- 16:31 Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe bie nga ura (VIDEO)
- 16:25 BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
- 16:25 Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 16:21 “Metamorfoza”, SPAK del me njoftim zyrtar: Mbyllen hetimet për Ervis Martinajn dhe 8 të pandehur