Haxhiu kritik me Kurtin: Del e flet kot, as fjalët e bukura s’i kanë më kuptim
Analisti, Baton Haxhiu thotë se takimet e Kurtit dhe Vuçiçit në Berlin nuk kanë sjellë rezultat.
Takimi ishte për të ndihmuar të dërguarin special të BE për dialogun, Miroslav Lajçak pasi nuk ka “më fuqi për t’i ftuar në Bruksel”.
Ai u tregu kritik për deklarimin e Kurtit, që e cilësoi Open Balkan, iniciativë paralele me Procesin e Berlinit dhe se ka marrë kah të lindjes.
“Ai thotë se vendet që janë në Open Balkan qenkan me Rusinë dhe Lindjen. Kush është ky? Ai lexon ai, ai shikon kur flet? Del e flet kot, që as fjalët e bukura, nuk i kanë më kuptim”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se ka rezerva edhe për fjalët e mira të kancelarit gjerman, Olaf Shols. Sipas tij, pa Francën, Britaninë dhe sidomos SHBA, njohja reciproke Kosovë-Serbi nuk realizohet.
“Jam skeptik për Gjermaninë dhe sidomos tek ky kancelar. Socialdemokratët janë gjithmonë të padobishëm për politika të jashtme”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha se Procesi i Berlinit është vetëm fasadë dhe gjithashtu Lajçak është i padobishëm për dialogun.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë