Haxhiu mbështet vendimin e Kurtit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë
Analisti Baton Haxhiu tha në “Shock” se e mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen reciprocitetit të targave me Serbinë.
Ai tha se pavarësisht që është kritik me Albin Kurtin, këtë radhe e mbështet kryeministrin për ruajtjen e dinjitetit të institucioneve shtetërore.
“Unë në këtë rast jam kritik ndaj Albin Kurtit dhe besoj shumë pak në të, por në këtë rast jam me kryeministrinë Kosovë për shkak që ta ruajmë dinjitetin e institucionet, të mos i keqpërdorim ato, të ruajmë qytetarin dhe mënyrën e sjelljes institucionale dhe mos të jemi njerëz që nxisin konflikt”, tha ai.
Ai tha se kryeministri i Kosovës duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë, por duke shmangur me çdo kusht konfliktin.
“Vetëm një gjë s’na duhet, konflikti. Kryeministri im, që në këtë rast është Albin Kurti duhet ta gjejë zgjidhjen më të mirë për Kosovën dhe zgjedhja më e mirë është të mos ketë konflikt”, tha Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion