Haxhiu: Opozita në Kosovë e dobët, pret të gabojë Kurti që të marrë pushtetin
Analisti Baton Haxhiu thotë se opozita në Kosovë po tregohet shumë e dobët dhe pret që të gabojë kryeministri Albin Kurti, në mënyrë që të marrë pushtetin.
Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se kjo nuk është mënyra e duhur se si duhet të funksionojë një opozitë.
“Para 3 ditësh kam bërë një shkrim që i dedikohet dy udhëheqësve të opozitës, të cilët kanë ndërtuar një opozitë mbi gabimin e tjetrit dhe heshtjes së tyre. Të dy liderët e opozitës kanë vendosur si kriter opozitar, gabimet e Albin Kurtit. Duke pritur që ai të nënshkruajë asosacionin, të marrë përsipër garancinë, atë që ka bërë Gjykata Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, çështjen e veriut, të energjisë. Janë të rradhitur një sërë problemesh. Duke e lënë Albin Kurtin të gabojë, ata mendojnë se e kanë fitoren e sigurtë. Por, nuk bëhet kështu”, tha Bushati.
Ai shtoi se nëse opozita e lë qeverinë e Albin Kurtit që të gabojë në vendimet më të rëndësishme për vendin, do të mbajë të njëjtën përgjegjësi.
Ndërsa, analisti Andi Bushati nuk ishte i të njëjtit mendim me Haxhiun. Sipas tij, Haxhiu po kërkon një opozitë radikale, por shtoi se kjo lloj opozite u ‘dërrmua’ në zgjedhje nga Lëvizja Vetëvendosje.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë