Haxhiu: Rama kërkon që të ketë përplasje brenda opozitës për presidentin e ri

16 Maj 2022 | 20:23

Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri Edi Rama e ka mundësinë për ta zgjedhur vetë presidentin, por kërkon që të ketë një përplasje brenda opozitës, lidhur me këtë çështje.

Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se Rama po e vendos opozitën në një situatë shumë të vështirë.

“Rama e ka mundësinë e zgjedhjes së presidentit, e ka idenë se edhe kush mund të jetë. Por, a e do një përplasje të opozitës edhe për këtë çështje? E do. A e do që ta vendosë në opinion publik dhe të ndërkombëtarëve që këta ende nuk mund të jenë si grup parlamentar me një komunikim për një çështje kaq të rëndësishme? E bën. Mendoj që opozitën po e vendos në një situatë shumë të vështirë”, tha Haxhiu.

Sipas tij, Rama ka strategji dhe do të djegë edhe raundin e dytë e tretë, për ta zgjedhur më pas vetë Kreun e Shtetit.

Ndërsa, analisti Andi Bushati deklaroi se dështimi i raundit të parë për votimin e presidentit, vjen për shkak se Rama nuk kërkon një proces konsensual.

“Ka dështuar për një arsye shumë të thjeshtë. Kushtetua e Shqipërisë e ka që presidenti në tre raundet e para nga pesë që janë gjithsej duhet zgjedhur me 3/5-tat. Nuk ka njeri që ka dy pare mend në kokë, që mendon që Edi Rama do shfrytëzojë instrumentin e shumicës së cilësuar. Edi Rama do të zgjedhë një president vetë dhe prandaj ka shkuar sot drejt dështimit të seancës së parë”, tha Bushati.

Këtë të hënë ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në seancën plenare nuk u paraqit asnjë kandidaturë, ndaj dhe nuk pati votim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026