Haxhiu: Shqipëria jo rastësisht Presidente e Këshillit të Sigurimit në OKB

1 Qershor 2022 | 20:43

Shqipëria ka marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB për një muaj. Për analistin Baton Haxhiu është në kulmin e politikave të jashtme për faktin se ka udhëhequr OSBE.

“Nuk janë rastësi, por tregon se ka pasur një vazhdimësi një trysni të një vendi të vogël për të qenë pjesë e këtyre organizatave”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se meritë për të gjitha këto arritje ka meritë kryeministri, Rama pasi për pretendim të kundërt nuk ka argumente.

Analisti tha se për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria ka bërë një punë intensive përmes disa ministrave të Jashtëm.

Nga ana tjetër, Andi Bushati tha se duhet të jemi krenar për arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por duhet të ruajmë modestinë pasi nuk mund të imponohemi.

“Është përkim rastësor kjo që ka ndodhur. Në atë tryezë të rrumbullakët të OKB-së u bie radha të gjithëve të ulen”, tha Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026