Haxholli: 300 qytetarë të Kosovës të bllokuar në Serbi, hakmarrje për votimin në KiE

17 Prill 2024 | 08:55

Fatmir Haxholli, sekretari i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është shprehur se në hakmarrje të votimit të Asamblesë Parlamentare në Këshillit të Europës pro anëtarësimit autoritetet kufitare të Serbisë në pikëkalimin ‘Batrovci’ Serbi – Kroaci, po mbajnë të bllokuar së paku 4 autobus me targa dhe udhëtarë të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai tha se bëhet fjalë për rreth 300 qytetarë të bllokuar, të cilëve sipas tij, u kanë mbajtur edhe pasaportat.

Ai tha gjithashtu se Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën në Kosovë dhe shtoi se ka kërkuar që të shkojë vetë në Batrovci dhe të shohë situatën nga afër.

Reagimi i Haxhollit:

Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’.

Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026