English

Helena Kadare në mbështetje të Veliaj, shkon në GJKKO për seancën gjyqësore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Helena Kadare, shkrimtarja dhe bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare është parë në ambientete jashtme të GJKKO ku mbahet sot seancë për kryebashkiakun Erion Veliaj.

- Advertisement -

Ajo është shprehur para mediave se ka shkuar në SPAK në mbështetje të kryebashkiakut Veliaj për të ndjekur seancën për verifikimin e masës së sigurisë kundër tij.

“Na është thënë se mund të merrnim pjesë”, është shprehur ajo. Pasi stafi i SPAK e ka njoftuar se nuk lejohjet të marr pjesë, zonja Kadare ka tentuar edhe nga dera e pasme por sërish nuk ëhstë lejuar të futet në seancë.

Zonja Kadare nuk ka pranuar të prononcohet për Euroneës Albania për të dhënë më shumë detaje rreth vizitës së saj në SPAK.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt 2025 me kërkesë të SPAK.

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij. Ajola Xoxa u kthye brenda ditës nga një udhëtim në Itali, për të zbatuar masën e arrestit shtëpiak.

SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetasja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro.

Prokuroria e Posaçme thotë se Ajola Xoxa në 6 vite ka blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar.

Masat e sigurisë dhe akuzat

  1. Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
  2. Ajola Xoxa – Arrest shtëpie; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
  3. Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
  4. Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
  5. Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
  6. Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
  7. Sokol Kryeziu  Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv (masa nuk është ekzekutuar)
  8. Shkëlqim Fusha  Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?