Helena, kryetarja e PS? Kulluri debat me Milorin për 20-vjeçaren në kongresin e PS

29 Korrik 2024 | 07:31

Kryeministri Edi Rama bëri një “parashikim” gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, ku tha se Elena Kaçe, vajza që mbajti fjalën hapëse në punimet e Kongresit, do të jetë me shumë gjasa drejtuese e kësaj force politike në të ardhmen.

Këtë gjë sekretari për marrëdhëniet në PD, Edvin Kulluri e quajti në një lidhje për Euronews Albania një shfaqje humoristike të bërë nga kryeministri Rama.

I pyetur nga Mirela Milori nëse mendon se me këtë qasje kryeministri Rama krijon simpati te publiku, Kulluri tha se parashikon për Helenën, të njëjtin fat me koordinatorët e Lulzim Bashës.

Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Vajza ishte studentja e re e akademisë Politike, ka gjithë të drejtën të aspirojë për politikë.

Edvin Kulluri: Pa tjetër, por jo si anonim.

Mirela Milori: Ajo doli me emër me zë dhe me figurë, tha gjithçka që donte të thoshte dhe aspiron të jetë pjesë e Partisë Socialiste.

Edvin Kulluri: Cilës parti, partisë që është në SPAK treçekerku sot?

Mirela Milori: Nuk ka rëndësi

Edvin Kulluri: Po si nuk ka rëndësi.

Mirela Milori: Ajo që dua të pyes është Rama krijon simpati për publikun? e nis me një vajzë të re dhe i thotë Pandeli Majkos, ti je i pavdekshëm, por kjo do të jetë kryetarja kur unë mos të jem. E gjithë kjo duket e ndërtuar bukur në ekran, si mendon ndikon te njerëzit?

Edvin Kulluri: Ja ta them unë, i mban mend koordinatorët që nxori Lulziom Basha në 2014 që u bën ca skeçe si dëshmitarët e Jehovait? Sot ca i ke në shtëpi, disa u bën politikan me zor të madh, e ndonjë prej tyre punon te qeveria e Ramës. Këto janë skeçe. Ç’është kjo, merr një vajzë të re aty dhe i thua do bëhesh kryetare e PS, kjo është tallje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026