Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë, del përgjigjia e AKU-së: Bllokohet subjekti privat SORI-AL
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar këtë të enjte lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, duke bërë me dije se analizat laboratorike kanë nxjerrë një produkt jokonform me normat e sigurisë ushqimore.
Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, janë kampionuar nëntë mostra, përfshirë lëndë të para dhe produkte të gatshme. Nga analizat e kryera në laboratorin e Referencës ISUV, tetë prej mostrave kanë rezultuar brenda normave të lejuara, ndërsa një mostër makarona, produkt i gatshëm, ka rezultuar me ngarkesë mbi normë të bakterit Escherichia Coli dhe Staphylococcus koagulazë pozitive.
Mostra problematike është marrë në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë në Sauk.
Pas këtyre gjetjeve, AKU ka marrë masën e ndërprerjes së aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.
Ndërkohë, gjatë hetimit të gjurmueshmërisë, inspektimet janë shtrirë edhe në Garnizonin “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku prodhoheshin produktet ushqimore. Referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore dhe raportit përfundimtar të hetimit epidemiologjik, janë evidentuar tregues jokonformë të higjienës si në kampionët në ruajtje, ashtu edhe në disa pajisje pune.
Për këtë arsye, AKU ka urdhëruar ndërprerjen e aktivitetit edhe për subjektin “SORI-AL” në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”.
Gjithashtu, ndaj subjektit është vendosur një masë administrative me gjobë në vlerën 1 milion e 500 mijë lekë për tregtim ushqimi të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjieno-sanitare.
AKU bëri me dije se subjektit i është lënë detyrë edhe kryerja e procedurave për asgjësimin e produktit të bllokuar, i cili rezultoi jokonform me standardet e sigurisë ushqimore.
Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset