Helmimi masiv në Krujë, zv.drejtori i ISHP-së: Depot e ujit janë në rrezik

26 Tetor 2021 | 21:13

Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik shprehet se për helmimin masiv në Krujë ende nuk ka një përfundim zyrtar edhe pse të dhënat e para flasin për prani të amoniakut në ujë.

Z. Ulqinaku u shpreh se “nuk është e thënë që duhet të lidhim pasojën me shkakun” duke nënkuptuar se helmimi mund të ketë ardhur nga uji por kjo gjë nuk është shkaktuar vetë Ujësjellësi por mund të jenë faktorë të tjerë të jashtëm.

Nisur nga kjo, zv.drejtori i ISHP-së theksoi nevojën për të garantuar sigurinë e depove të ujit në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e qytetarëve nga ndërtimi i objekteve pranë burimit të ujit.

“Faktikisht dua tu them që Shqipëria ka toleruar disa aspekte që nuk duhet të ekzistonin. E kam fjalën tek mbrojtja që u bëhet depove të ujit në të gjithë vendin. Në kohën e komunizmit ishin të sigurisë që parë dhe ruhej nga ushtria”, tha ai.

Prezenca e amoniakut, shtoi ai, nuk lidhet me sasinë e lartë të klorit në ujë por mund të ketë ardhur nga faktorë të jashtëm.

“Sot nuk ekziston dhe afër depove ka objekte të tjera që shkaktojnë tek këto depo pasoja në raste të reshjeve dhe rrjedhimisht shkaktojnë pasoja në ujë. Nuk mund të them se është dhe ky rasti në Krujë sepse nuk kam qenë por në shumë raste ka rezultuar një gjë e tillë.”, përfundoi Ulqinaku.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026