Heqja e imunitetit të Ballukut, anëtarët e PD-së gjejnë të mbyllur derën e Këshillit të Mandateve

8 Janar 2026 | 11:47

Anëtarët e PD-së të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve këtë të enjte kanë shkuar në ambientet e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit. Kjo mbledhje është thirrur për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Anëtarët Elda Hoti dhe Saimir Korreshi kanë ndarë një video ku tregojnë se dera e Këshillit të Mandateve është e mbyllur.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur Belinda Ballukun. Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, theksojnë ata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026