Heqja e vizave me Rusinë rrezikon sigurinë kombëtare, thotë deputeti Çollaku
Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku thotë se liberalizimi i vizave me Rusinë vë në rrezik sigurinë kombëtare.
“Në një situatë sanksionesh të një lufte në zhvillim, kërcënimeve për përshkallëzim të luftës e kërcënimeve për të sulmuar vende të NATO-s, heqja e vizave nuk jep asnjë garanci se përmes këtyre turistëve mund të futen informatorë, e vrasës”, u shpreh ai në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.
Çollaku theksoi se nuk mund të hiqen vizat me një vend që “është në luftë me të gjithë botën demokratike”.
“Vizat hiqen me vendet që ka miqësi dhe siguri”, shtoi Çollaku.
Ai tha se duhet t’i plotësohet kërkesa presidentit Zelenksi për të mos i lejuar turistët rusë në Shqipëri, kërkesë kjo edhe e opozitës.
Më 25 mars, qeveria ka vendosur të heqë vizat për turistët rusë për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane